Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Nga makineria për të pjekur gështenjat te djepi elektrik, polici shqiptar që “fshihet” pas shpikjeve interesante

Posted on February 18, 2022 by Monitor

Ali Kasami punon prej vitesh në Tetovë por kohën e lirë e kalon si novator. Shqiptari përdor pajisje të vjetra për të krijuar makineri për përdorime të ndryshme. Shpikja më e fundit është një makineri për të pjekur gështenja. Për këtë ka përdorur kazanin e një lavatriçeje. Gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ai tregoi se si e realizoi.

“Për 5 vitet e fundit kam bërë inovacione por kjo përpjekje ishte diçka momentale. Mendova se kazani makinerisë i plotësonte të gjitha kushtet pasi nuk ndryshket. Vetë temperatura i pjek ngadalë. Mund të futësh 4-5 mirë kilogramë që për përdoruesin që ka një biznes është shumë mirë pasi fut një sasi të madhe. Piqen për 30 minuta.”, tha ai.

Ai ka realizuar dhe shumë projekte të tjera. Ka krijuar djep elektrik për të ndihmuar sadopak nënat. Projekti i radhës i Aliut, me të cilin po punon prej tre vitesh është prodhimi i energjisë elektrike përmes elektromagnetëve, që do të ulte kostot në çdo familje. “Unë shumë dua të bëj diçka që se ka bërë deri më sot, është free energy. Dua diçka me ndihmën e elektromagneteve dhe magneteve litium që mund t’i përdorim dhe të vijmë në energji të lirë.

Pa harxhim dhe të krijojmë energji elektrike. Për këtë punoj prej tre vitesh por është e ndërlikuar. Kjo kërkon shumë talent, disa rrethana dhe kushte që duhet patjetër të jesh kimist, fizikant dhe elektrik, të gjitha mblidhen dhe bëhet fuqia për të krijuar free energy. Shpresoj t’ja arrij.”, u shpreh ai./abcnews.al/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes