Vetëm 5 ditë më parë të gjithë festuan ndërrimin e viteve, një festë që bashkon njerëzit me familjet e tyre.
Festat e fundvitit mbeten një periudhë e veçantë me një atmosferë që përfshin pothuajse të gjitha moshat.
Por vite më parë kjo festë ka patur një tjetër ndjesi dhe organizim sidomos për brezat që e kanë provuar dhe arrijnë të bëjnë krahasimin me festën në ditët e sotme.
Në foton më poshtë, është ftesa për mbrëmjen e ndërrimit të viteve në 1957-ën. Një organizim nga Hotel Dajti me një menu që sot mund ta konsumosh fare lehtë në një ditë të zakonshme, ndërsa asokohe ishte ushqim që kishe luksin ta shijoje vetëm për ndërrimin e viteve.
Nga ana tjetër mbrëmja kompletohej me muzikë vallëzimi si dhe këngë të kënduara nga Pjetër Gjergji dhe Anita Take./Fjala/