Categories
Kulture

Nicolas Cage do bëhet sërish baba në moshën 57-vjeçari, aktorja dhe partnerja e tij 30 vite më e vogël në pritje të fëmijës së parë së bashku

Një anëtar i ri po i shtohet familjes së Nicolas Cage dhe Riko Shibata. Raportohet se çifti do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë së bashku.

“People” konfirmon se 27-vjeçarja Riko Shibata është shtatzënë. Ky është fëmija i tretë i yllit të Hollywood pasi ai është baba i dy djemve Kal-El, 16 vjeç dhe Weston, 31, nga marrëdhëniet e mëparshme.

“Ata janë shumë të gëzuar”– tha një burim për “People”.

57-vjeçari u martua me partneren e tij në një ceremoni intime në hotelin Wynn në Las Vegas më 16 shkurt të vitit të kaluar.

“Është e vërtetë, ne jemi shumë të lumtur”, tha ai për “People” në atë kohë.

Çifti u takuan për herë të parë në Shiga, Japoni, përmes miqve të përbashkët, gjatë kohës kur aktori Cage po xhironte filmin “Prisoners of the Ghostland”.

Çifti pozuan për herë të parë së bashku në kopertinën e revistës Flaunt, e cila debutoi në tetor 2021.

Muajin pasues, dyshja u shfaqën në tapetin e kuq të GQ Men of the Year 2021 në West Hollywood.

Nicolas Cage dhe 27-vjeçarja, e cila është gjithashtu aktore, bënë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq korrikun e kaluar në premierën e filmit “Pig” të Cage./Panoramaplus.al/

error: Content is protected !!