Categories
Kulture

“Një aksident i vogël”, çfarë i ndodhi Rudina Magjistarit?

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari ka treguar ditën e sotme se ka pësuar në incident. Në puntatën e transmetuar sot të emisionit “Rudina”, moderatorja ka rrëfyer si ka ndodhur “aksidenti” i vogël.

Rudina Magjistari: Më gjeni ndryshe nga çdo herë tjetër. Më gjeni këtu pothuajse e pozicionuar në vendin tim sepse sinqerisht kam pasur një problem, një aksident të vogël me këmbën.

Duke zbritur nga një shkallë pak e lartë pësova një tronditje të vogël dhe me taka e kam të vështirë që të eci, kështu që zgjodha më mirë të jem pranë vendit dhe t’i pres të ftuarit të hyjnë dhe të bëjnë atë hyrjen e tyre tradicionale në studio dhe sigurisht të zënë vend për të disktuar për temat që kemi zgjedhur për të diskutuar për sot./tvklan.al/

error: Content is protected !!