Categories
Kulture

Nje fabul nga Ezopi – “Hija e gomarit”

Nje udhetar merr nje gomar me qera per te arritur deri ne qytetin me te afert dhe i paguan nje fare shifre pronarit..”

Ka vetem nje problem,- i thote pronari,- gomari im nuk ecen dhe aq larg, po nuk e shpova pak une me bodec nga prapa, keshtu qe ti ngjitu lart bashke me plackat e tua dhe une po vij pas”.. Keshtu bene..

Ne gjysme te dites, ne momentin me te nxehte, pasi kishin pershkuar mbi gjysmen e rruges, ndaluan per nje pushim te vogel.. ” Une po shtrihem pak nen hijen e gomarit..”- thote udhetari.. ” Oh, jo, – ia kthen i zoti i gomarit, – eshte e vetmja hije ne xhiro te dhjetra kilometrave, do te shtrihem une” …

” Jo, une e kam marre me qera, te kam paguar, hija me takon mua”,- kembengul udhetari…” Nuk eshte e vertete,- bertet pronari i kafshes,- ti ke marre me qera gomarin, jo hijen e tij “..

Dhe keshtu te dy filluan te shtyhen me njeri – tjetrin.. Nderkohe qe vazhdonin diskutimin se kujt i perkiste ” hija e gomarit”, vete gomari merr rrugen dhe zhduket pa lene gjurme persiper kodres, duke marre me vete edhe hijen e tij…/Web/

error: Content is protected !!