Categories
Kulture

Nje fabul nga Ezopi : Miu i fshatit dhe miu i qytetit…

Nje fabul nga Ezopi : Miu i fshatit dhe miu i qytetit…

Nje dite miu i qytetit shkoi mysafir tek shoku i vet ne fshat, pasi kishte marre shume ftesa e telegrame nga ky i fundit, i cili i shprehte hapur dashurine dhe miqesine..Pasi u takuan dhe kujtuan kohet e vjetra, u ulen per te ngrene.. Buke me fasule dhe nje cope te vogel djathi.. Miu i fshatit jetonte i lumtur me pak dhe kishte hapesira te bollshme te gjelberuara, ku lodronte i gezuar..

Nuk e kuptoj, – i thote miu i qytetit,- nuk e kuptoj si ke zgjedhur kete jetese kaq modeste, eja me mua dhe te tregoj une se si jetohet, vetem me mua do ta kuptosh se sa jete monotone ke bere deri tani.,Pa u ngrysur nata, mberriten ne qytet.. Shoku nga qyteti i prezanton dhomezen e tij dhe i ve perpara plot gjera per te ngrene, shoqeruar me nje muzike zhurmuese, me te cilen miku i tij nuk ishte mesuar.. Filluan te copetojne sallam e sushi, embelsira e marmelata dhe miu nga fshati falenderoi perzemersisht mikun e tij te vjeter..

Befas degjojne nje zhurme te madhe dhe fshihen menjehere poshte tavolines e pastaj me vrap ne cepin e kolltukut…- Cfare ndodhi?, pyet miu i ardhur shokun e vet.. – Oh, asgje, – e qeteson ,- jane vetem dy qen te medhenj qe hidhen sa andej – ketej…sa te largohen, do te ulemi prape… Oh jo, mirupafshim mik, – i thote miu i fshatit, duke u larguar…

Si keshtu, kaq shpejt po iken…? ,- ia kthen tjetri.. – Po, – replikon shoku, – ” Me mire buke e fasule ne qetesi e ne paqe, sesa embelsira e marmelata me zhurme e me frike ”

error: Content is protected !!