Nje Foto e rralle e klases sportive se shkolles 20 Vjetori te Tiranes ( sot Dora D,istria, emer me te cilin asgje se lidh kete shkolle), shkolles elite te atletikes shqiptare me mesuesit e palodhur te fiskultures Hamide Xhaja e Petriti Qendro.
Shkolla 20 Vjetori ishte kudhra e talenteve te atletikes shqiptare, shkolle ne te cilet nen punen e palodhur te mesuesve e trajnereve Petrit Qendro, Hamide Xhaja, Besnik Mece, Leman Ruli , Dhimitraq Dhjaku, Banush Bega , Agron Cuka e Florika Marku ne vite u sterviten dhe evidentuan me klasat sportive e ekipet e klubit 17 nentori nje plejade sportistesh e atletesh , kampjone e rekordmene per te rritur dhe moshat si”
Klodeta Gjini, Met Bozgo , Anila Bega Jatru, Emil Kosta , Bujar Cano, Abdurraman Haxhia,Arben Sara, Albert Basha, Dashamir Bajko, i ndjeri Kastriot Sulce, Sazan Fisheku , Enkel Halili, Ariana Jukni, David Papadhopulli, Ledio Haruni, Anila Duli, Lindita Hatibi, Shkendije Pelushi, Arben Kokomani, etj etj.
Duke qene djali i Petriti Qendros dhe vete vite me rradhe nxenes i kesaj shkolle e sportist cilesor pata fatin e mrekullueshem te jem prane kesaj pune kolosale ne sherbim te sportit, te talenteve e te ndertimit te cdo gjeje me duart e veta me dashuri e sakrifice per te arritur ate parrulle te shkruar me boje blu ne murin e oborrit: ME SHPEJT, ME LART, ME LARG
Falenderojme Jeton Wolf Qendro për foton dhe kujtimet