Categories
Histori Kulture Personalitete

Një italiane si Zonjë e parë e Kosovës! – ”PRISHTINALIE”

Gruaja duke pozuar me veshje kombëtare është Zonja e parë e Prishtinës, italiania Stella Velle, e cila, ishte bashkëshortja e Hysen Prishtinës, prefektit të parë të Prishtinës, drejtues i kryeqytetit kosovar gjatë viteve 1941-1944 – shkruan Bajram Mjeku.

Zonja e parë u lind më 28 qershor të vitit 1910 në Avellino të Italisë dhe me profesion ishte mësuese.

Stella Velle jetoi plot 94 vjet dhe ndërroi jetë më 11 maj të vitit 2004, në Toronto, Kanada. Zonja e parë prehet pranë bashkëshortit, Hysenit, i cili ndërroi jetë më 14 qershor të vitit 1991.

Fotografia me Zonjën e parë është shkrepur në Prishtinë midis viteve 1941-’43… /Konica/

error: Content is protected !!