Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Një nga momentet më të bukura të jetës sime – Adriano Çelentano

Posted on January 6, 2022 by Monitor

Në një marrëdhënie ka gjithmonë 3 faza ose të ashtuquajtura etapa:

E para është ajo ku gjithçka duket ngjyrë rozë, dëgjon të thuhen vetëm fjalë të bukura, nuk ka probleme në çift dhe gjithçka është në rregull.

E dyta vjen kur fillon të njohësh “difektet” e partnerit/partneres, fillojnë grindje pa sens (kjo fazë është më delikatja pasi dy partnerët nuk janë gjithmonë të gatshëm për ti zgjidhur problemet apo sqaruar grindjet dhe për këtë arsye heqin dorë nga njëri tjetri).

Dhe së fundmi, e treta, më e bukura; kur bie vërtet në dashuri dhe pranon jo’përsosmëritë në çift, kur dinë të zgjidhin problemet pa pasur nevojë të bërtasin apo lëndojnë, kur vërtet mësojnë të duan dhe të japin dashuri. ❤️

Kur më pyesin për kujtimin tim më të bukur u them që sigurisht, kur njoha Klaudian dhe bëmë celebrimin. Ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime, një moment dashurie. Në fakt, një nga të shumtit që kam përjetuar ndër vite me të.

Ajo ndonjëherë ka nga ato ‘shpë rthimet’ e papritura. Por kur mbaron ai “shpërthim”, që nuk zgjat shumë, më pas është sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Qesh, luan, këndon, bën humor.
Çfarë bëj unë kur ajo ngre zërin? E dëgjoj dhe e shikoj sepse është e bukur edhe kur e ngre zërin.

Adriano Celentano & Claudia Mori ❤️

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes