Categories
Kulture

Njihuni me 13 vjeçaren që këndon, kërcen dhe aktron, Ejza performon këngën e Vaçe Zelës

Ejza Hoxha 13 vjeçarja e talentuar në art, një artiste e vogël që zotëron fushën e aktrimit, kërcimit dhe këngës. E ftuar sot në emisionin “Jeto me Orën” Ejza tregoi për rrugëtimin e saj që sapo ka nisur në botën e artistëve.

E pyetur nga moderatorja se kush ishte ai person që e vuri re talentin e saj të gjithëanshëm në aktrim balet dhe këngë, Ejza tregoi se ishte një person shumë i afërt për të.

“Talentin tim e pikasi mami im në një nga festivalet që unë jam e angazhuar që e vogël dhe deri më tani. Që në kopsht edukatoret e vunë re pasionin tim sepse isha e para që këndoja apo recitoja vjershat” u shpreh 13 vjeçarja.

Ajo ka qenë pjesë e shumë konkurseve që janë zhvilluar për aktrimin këngën apo edhe baletin.

“Aktivitetet kanë qenë të pafundme si edhe çmimet që kam marrë gjithashtu. I përjetoj shumë performancat e mija deri sa i përfundoj ato” u shpreh Ejza.

Edhe pse e angazhuar në disa fusha Ejza tregoi se cila ishte më e preferuara për të.

“Fusha ime e preferuar është aktrimi aty e ndjejveten më të përfshirë dhe më mirë që e vogël doja shumë të interpretoja. Interpretoja shumë poezi i mësoja përmendësh dhe i interpretoja në skenën e festivalit” u shpreh Ejza Hoxha.

Ejza tregoi se gjithashtu të gjitha këto angazhime e kanë bërë atë që mos të dal më të luaj me shoqet.

“Për shkak të angazhimeve të mija në festival dhe përgatitjet detyrohem që mos të dal me shoqet të luaj siç bëjnë të gjithë fëmijët. Është shumë e vështirë për mua por do mësohem. Aktualisht ndodhem në 4 kurse kursi i anglishtes, i këngës, i valles popullor dhe i aktrimit” përfundoi 13 vjeçarja.

Ajo performoi në studio një poezi me titullin “Qyteti”. Gjithashtu tregoi se kritikja më e madh e saj është mamaja e saj. “Kritikja ime më e madhe është mami im por edhe vëllai dhe motra më të mëdhenj janë gjithashtu kritik ndaj meje që unë të bëhem më e mirë” u shpreh 13 vjeçarja. Por Ejza nuk la pa përmendur edhe pasionin e saj për këngën.

“Motra ka qenë shtysa ime më e madhe për t’u futur në një kurs kënge” u shpreh ajo. Ejza performoi në studio edhe këngën e Vaçe Zelës si dhe një pjesë nga baleti./Oranews/

error: Content is protected !!