Categories
Kulture

“O popull sa shume gjera behen nen emrin tend, biles edhe naltmadhnija flet nen emrin tend”

“O popull sa shume gjera behen nen emrin tend, biles edhe naltmadhnija flet nen emrin tend . Nje njeri mund te mashtroje nje tjeter per nje kohe, mund te mashtroje edhe nje popull per njefare kohe, por kurre nuk mund te mashtroje nje popull te tere per te gjithe jeten ”

Filmi Gjeneral Gramafoni prodhim i vitit 1978. Regjisor: Viktor Gjika, Skenari: Vath Koreshi, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Aleksandër Peçi.

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e push timit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

Çfarë i ndodh një populli para-modern, tradicional, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhu nshme me logjikat e rendit kapitalist të push tuesit, ende jo zyrtar ? Ndoshta kjo është pyetja madhore e regjisorit Gjika që përbën edhe subjektin kryesor të filmit.

Te “Gjenerali”, rendi kapitalist vjen nëpërmjet push timit, hap pas hapi, pa iu vërsulur institucioneve shqiptare të monarkisë që në çastin e parë. Si një regjim shfrytëzimi, vështirësia e tij e parë është përballja me një realitet të vonuar shoqëror dhe ekonomik. Problemi i tij është se si të shtjerë në dorë pasuritë e popullit, shpirtin krijues, pasuritë natyrore, forcën e punës.

Filmi është, një kritikë ndaj kapitalizmit si shfrytëzues jo vetëm i forcës punëtore por dhe e talenteve e pasurive kombëtare të veçanta njerëzore. Në këtë mënyrë rikthehemi te klisheja klasike e epokës totalitare e përfaqësuar dhe në kinemanë tonë: komunizmi kundër kapitalizmit, populli kundër push tuesit, vlera kombëtare kundër vlerave fluide, e veçanta kundër rrëmujës identike.

Kategori armiqësore të shpalosura kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Kontradikta që ndodhen në bërthamën e fuqive të mëdha: i civilizuar – i prapambetur, i kultivuar – barbar, të cilat legjitimohen përmes frymës së progresit të të emancipuarit, i mjeshtrit të madh që krijon jo vetëm hierarki vlerore e kuptimore por ndonjëherë edhe raciale./Na Ishte Dikur

error: Content is protected !!