Categories
Kulture

Ornella Muti elegante në natën e parë të Sanremos, në moshën 66 vjeçare diva e kinemasë i mahnit të gjithë

Ornela Muti ka qenë mbretëresha e natës së parë të Festivalit të Sanremos. Në rolin e bashkë-drejtueses së festivalit të këngës italiane, diva e kinemasë është shfaqur e mrekullueshme në krah të Amadeus.

Muti është shfaqur sensuale dhe e mrekullueshme me një fustan të zi, të hapur deri lart në kofshë.

Gjatë prezantimit të këngëtarëve në garë artistja është shfaqur pak e ndrojtur, por kjo nuk vlen të thuhet për veshjen e saj shumë hot.

Gjatë konferencës për shtyp Ornella tregoi edhe një herë klasin e saj, me një fustan blu të Ulyana Sergeenko.

Modeli i fustanit tregonte format e saj të tonifikuara që pavarësisht moshës, (66 vjeç), shfaqet në formë të shkëlqyer farë yogës së ajo ushtron.

(BalkanWeb)

error: Content is protected !!