Categories
Kulture Kuriozitete

Paguajnë për ta parë teksa përkëdhel mjekrën, njihuni me 37-vjeçaren e famshme në rrjet

Peekaboo Pumpkin është krenare që është një zonjushë me mjekër dhe nuk e fsheh këtë. Me mbi 92,000 ndjekës në TikTok, gruaja 37-vjeçare u thotë ndjekësve të saj se shet foto të vetes dhe mjekrës së saj në OnlyFans. Jo vetëm kaq, por shërbimi i abonimit në këtë platformë gjithashtu u mundëson anëtarëve që paguajnë për të shijuar video ku ajo përkëdhel mjekrën e saj. Mijëra euro shkojnë në llogaritë e tij për aktivitetin në faqe.

Gruaja po promovon llogarinë e saj Only Fans në Tiktok. Ajo nuk merr gjithmonë komentet më të këndshme, por pretendon se është e pranuar, e dashur dhe e pëlqyer nga meshkujt sepse është ndryshe. Peekaboo Pumpkin zbuloi se qimet në fytyrë rriten sepse ajo vuan nga sindroma e vezores policistike. Kjo gjendje shkakton formimin e një sasie jonormale të testosteronit në trup, gjë që çon në rritjen jonormale të qimeve të fytyrës.

Për një kohë të gjatë, Peekabo kishte vetëbesim të ulët dhe i urrente qimet e fytyrës, por siç tregon dhe ajo, mësoi të donte veten.

“Ajo që të bën të ndryshëm të bën të bukur”, shkruan ajo në bluzën që vesh zakonisht.

Për fat të mirë, në jetën reale, njerëzit janë shumë më të butë me të. E reja tha se puna e saj është “profesionale” dhe askush nuk flet për qimet e fytyrës./tvklan.al/

error: Content is protected !!