Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Pamja e liqenit nga Qafë-Thana 1941 – nga Ledjan Zeqollari

Posted on January 24, 2022 by Monitor

Pamja e liqenit nga Qafë-Thana 1941 – nga Ledjan Zeqollari

Kjo është pamja e liqenit e cila shfaqet para çdo udhëtari sapo zbret Qafën e Thanës, madje edhe ushtarëve romakë që e pagëzuan me emrin Lyhnidas (Liqeni i Dritës). Kjo pamje i është shfaqur para edhe Pierluigi Zamperinit, mjekut italian, në atë mot të ’41-shit, duke na sjellë sot këtë panoramë.

Në foto dallohet edhe rruga që të çon drejt Pogradecit dhe qyteteve të tjera të juglindjes.

Ndërhyrja për herë të parë në këtë rrugë u bë nga qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës në vitin 1920, nga ajo që quhej Drejtoria e Punëve Botore, më vonë kjo drejtori u bë ministri. Një pjesë e mirë e rrugës është bërë me punë angari, ku persona nga 18 deri në 60 vjeç kishin si detyrim të bënin 10 ditë punë angari.

Arkivi personal i familjes së Pierluigi Zamperinit./Naishtedikur.com/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes