Categories
Art Histori Kulture Personalitete

Parandjenja e Bujar Lakos: Nëse jeton pasi ke vdekur, je njeri i madh

NGA FATMIRA NIKOLLI

Unë mendoj se ka vetëm një formë të madhështisë për njeriun. Në qoftë se një njeri mundet të ngushtojë hendekun mes jetës dhe vdekjes. Nënkuptoj me këtë, se ai mundet të jetojë edhe pasi ka vdekur, e atëherë, ndoshta ai do të ishte një njeri i madh.

Për mua i vetmi sukses, e vetmja madhështi, është pavdekësia”, kjo frazë e aktorit amerikan James Dean, ka qenë një ndër postimet e fundit të aktorit Bujar Lako në “Facebook”, në datën 20 dhjetor 2016. Vetëm pak ditë para ndarjes nga jeta, ai duket sikur e ka parandjerë fundin.

Megjithatë, sytë e tij, ‘nuk duken’ të trembur si tek “Kthimi i ushtrisë së vdekur” të Anagnostit ku Bujo sheh sytë të perënduar në një kokë pa trup që i afrohet dheut të varrit. Është e tij!

Ndërsa një foto e shkrepur në lagjen latine të Parisit, ndër më të veçantat e kryeqytetit francez, ka shënuar kontaktin e fundit të aktorit me botën virtuale, mbasi më herët kish ndarë me miqtë këngët “Figlio del dolore” të Celentanos e Nadës e “Amami, Amami” të po atyre./Balkanweb/

error: Content is protected !!