Categories
Kulture

Partnerja e Stines rrëfen historinë e dashurisë: U njohëm 13 vite më parë, çfarë s’më pëlqen tek ai

Stine dhe Grazia janë një ndër çiftet më të komentuar në mediat rozë. Ata janë prindër të një vajze, 5-vjeçare, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Estia.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Grazia ka treguar historinë e njohjes së tyre, 13 vite më parë.

“Sot që po flasim jemi mirë, por që dihet që edhe po mos të jemi bashkë me njëri-tjetrin është puna që na lidh dhe goca.

Ne kemi 13 vite që njihemi dhe unë jam një njeri që nuk heq dorë kollaj. Aq më tepër kur kam luftuar për dashurinë.

Ne jemi njohur në Top Fest 6, ka qenë dalja ime e parë në skenë. Isha 17 vjeçe në Liceu Artistik, Nesti më pa të vogël dhe më tha dikush po të thërret një djalë. Unë isha e vogël me mamin dhe babin, dhe filloj me komplimentat. Shkëmbyem numrat, ai më mori në telefon, po unë nuk e kisha dëgjuar deri sa një ditë në tetor u takuam në rrugë”.

Më tej, Grazia ka zbuluar se te Stine nuk i pëlqen se ai është nevrik, ndërsa e do shumë shpirtin e tij të bukur.

“Nuk më pëlqen kur është nevrik dhe sidomos kur e prek te gjumi, nuk i vë faj se ka gjithë atë lodhje mendore.

Më pëlqen shpirti sedra, prandaj nuk e lë dot”, tha ajo.l.k/abcnews.al/

error: Content is protected !!