Categories
Kulture

Pas 54 vitesh, takon mësuesen e klasës së parë

“Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” në Tv Klan ka nisur me një mesazh mjaft të bukur të Qazimit, i cili pas 54 vitesh kërkon të takojë mësuesen e klasës së parë.

Qazimi nuk e ka takuar asnjëherë më parë personin që ka lënë gjurmë të veçantë në jetën e tij, mësuesen Eli, ndaj dhe e ka ftuar ditën e sotme në program.

Qazimi: Më ka ngelur në kujtesë mësuesja e klasës së parë, kemi vite që jemi shkëputur. Nëse do të shkëmbeheshim në rrugë as ajo s’do të më njihte mua, as unë atë.

Megjithatë për mua ka mbetur diçka, kurse mua nga një fëmijë në atë që jam sot, nuk besoj se do më njihte.

Ajo ishte një njeri shumë e kompletuar. E ka emrin Eli.

Mësuesja kur isha në klasë të parë kam përshtypjen se mund të ketë qenë rreth 20 vjeç, kurse unë 7 vjeç.

Në ato vite, fshati ishte shumë i varfër.

Në i bënim detyrat e shtëpisë me llampën e kandilit, shtriheshim në dysheme dhe shkruanim me penë dhe me bojë.

Ajo banonte tek ne, në fshat. Ajo ishte në një banesë afër shtëpisë time. Po e mendoj sot, si ka mundësi që jetonin ato mësuese në ato kushte, në një dhomë të vogël, pa drita. Ajo mësuese na ka edukuar në kushte shumë të vështira, ajo ka punuar me një zell që më ka mbetur./tvklan.al/

error: Content is protected !!