Categories
Kulture

PËR ERË T’DHEUT QË RRITË M’KA MUE… – NGA BASHKIM BUXHOVI

PËR ERË T’DHEUT QË RRITË M’KA MUE…

Për erë të dheut që rritë m’ka mue,
nji shllungë malli menzi n’fyt po e mbajë,
me t’zbardhë drita, e nisë me perëndue,
m’ban t’pëlcasi, po s’e shkriva n’vajë.

Ma fshtirë qenka, mallin me e luftue,
se me i’ uk, me u rrokun fyt për fyt!
Mbasi shpirtin, kahmot ma ka pushtue,
tash rri çastin, tuj pritë der t’më mbyt.

S’di gja tjeter, n’kët botë që hile s’ka,
pos ktij dheu, që po na pret me i shkue.
Prej zot ma t’parit që hise na ka ra,
e kush e shet, mallkimit s’ka me i pshtue…

Teksti dhe ilustrimi: Bashkim Buxhovi

error: Content is protected !!