Categories
Kulture

“Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij?”- Arbana Osmani i jep përgjigjen komentueses për vëllain e Donaldit

Vëllai binjak i aktorit Donald Veshaj, Romeo hyri në shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e të martës dhe u ndërrua me të, për t’i bërë një lojë banorëve të tjerë.

Sikur të mos kish ndodhur asgjë, Romeo që veshi rrobat e Donaldit në dhomën e surprizave, shkoi dhe u ul pranë të dashurës së vëllait, Beatrix-it!

Romeo qëndroi shumë pak në shtëpinë e Big Brother Vip, pasi banorët arritën ta dallonin, pasi panë ndryshime në sjelljen e tij dhe vunë re se diçka nuk shkonte…

Por një ndjekëse i ka komentuar në Instagram Arbana Osmanit, duke nënvizuar mendimin se aktori po vendoset në kushte të pabarabarta me banorët e tjerë.

“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja.

Mirëpo Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt dhe prerë: “Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”.

Pasi u kuptua që tashmë në shtëpi kishte hyrë Romeo, banorët e përqafuan dhe diskutonin se ku dallojnë binjakët. Ndërsa po përshëndetej me banorët, Romeo i pëshpëriti disa fjalë Beatrixës, të dashurës së vëllait të tij.

“Je shumë e mirë, të kam zemër”, i tha Romeo Beatrixës, e cila u duk se u ndje mjaft mirë nga fjalët e tij./Panorama/

error: Content is protected !!