Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Piktori i afreskeve që u dekorua nga Papa: Lutesha për Krishtlindje edhe në komunizëm

Posted on December 25, 2021 by Monitor

Nga Simon Shkreli

Është 85 vjeç, i kthjellët dhe vital, i dashur dhe i gëzuar që për Krishtlindje ka vizitorë. Dhoma e tij ku zakonisht i pret miqtë është si një muze ku ka të ekspozuara me pikturat e tij. Piktori i afreskeve Pjerin Sheldija na tregon se e ka festuar dhe në komunizëm.

Pjerin Sheldija ka qenë 7 vjeç kur komunizmi u instalua në Shqipëri. Ikonat i kanë fshehur nëpër arka dhe vende të ndryshme të shtëpisë.

Ruan ende një libër të vogël lutjesh që ia kanë falur Jezuitët kur ishte fëmijë.

Piktori Pjerin Sheldija u dekorua nga Papa Benedikti i XVI me medaljen e artë “Për Kishën e për Papën”, pasi gjithë pas rënies së komunizmit ka pikturuar afreske në objektet e kultit.

Është ndoshta I vetmi piktor shqiptar, pikturat e të cilit ndodhen në koleksionet e tre Papëve të fundit./Abcnews.al/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes