Categories
Kulture

“Po më shijon kohët e fundit”, Hygerta Sako zbulon a e ka gjetur të duhurin

Moderatorja sportive, Hygerta Sako shprehet se po e shijon jetën beqare. E ftuar në emisionin “Rudina”, ajo thotë se është më mirë që të presë kur të vijë i duhuri, se sa të harxhojë kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë.

Rudina: Mes gjithë atyre këshillave aq të bukura, një moment nuk u përmend, dashuria, ajo romantike.

Hygerta: Kujtova se shpëtova.

Rudina: Edhe pa të jetohet, nuk do të thotë që duhet me patjetër.

Hygerta: Ka aq shumë dashuri në jetën time sa dashuria e një mashkulli… Nuk ka asgjë të re, akoma beqare, po sikur po më shijon këto kohët e fundit.

Rudina: Po shijon lirinë, pavarësinë…

Hygerta: Jo se nuk e kam patur lirinë më përpara, por kam përshtypjen që e kam thënë, më mirë kur të vijë i duhuri se sa të harxhosh kohë me njerëz që ndoshta nuk vlejnë. Unë e kam jetën të mbushur, kështu që nëse do të vijë dikush më i veçantë, do bëhet akoma më e mbushur, do derdhet./ h.ll/abcnews.al

error: Content is protected !!