Categories
Kulture

Po si ndodhte që u prishte fiks para vitit të ri…

Na Ishte Dikur sjell kujtime të ndjekësve të saj mbi televizorët në vitet 60, 70, 80. Ndiqni disa prej komenteve më të sakta mbi televizorin në atë kohë.

Shkruan Martin Isufi
Atere ku kishte televizor si ky e blinin vetem ca qe kishin lek shum edhe te gjith mblithshin ne dark te ai qe e kishte televizorin

Andrea Mimini
Kush kishte nje televizor ishte i pari fshatit

Fabio Metegjata
45 mije lek me 1978 i pari televisore pastaj dajti 80 e me pas Lura 84-85

Stiven Likollari
Kur shihnim tv ulnim koken se çentron nuk e preknim se behej pis 😊😆

Anna Molla
40 mije mezi i mblodhen prindrit atere dhe ja u vodhen leket ngelem pa televizor derisa mblodhen prap lek

Kreshnik Kociu
Blihej me autorizim dhe kushtonte 45 mije lek.Prinderit benin llotari per ta blere.

Ilir Basho Wood Carving
Të gjithë komentuesit janë të saktë për çmimin por harojnë që ata ishin vetëm në transmetim VHF, Pa galetën e valëve UHF. Atë e sajonim me paisje që i quanim “kanaçe”.

TV para kësaj ishin PHANOLA që prodhoheshin në Itali dhe e kishin fatin ta kishin vetëm ata që kishin njerëz “jashtë”…

Trifon Çoçka
Me autorizim e kemi blerë ne vitin 1987 40 mije leke plus 1000 leke antena me kabell

Alberto Bajraktari
40 mije me autorizim e ka ble babi me dajo Nevruzin ne vitin 1986 tv Lura

Arben Cibuku
Televizori ILIRIA bardhe e zi me shume i zi se i bardhe hahahaaaaa.

Entela Toci
Mua me kujtohet qe asaj centros i beja zbor.ja nderroja vendin 100 here.😆😆

Bukurije Morava
Sa here na eshte prishur per vitin e ri, tjetra i qepnim nji klluf qe mos ti hynte pluhuri ose nji centro. Tani na duket cudi kur i shofim keto gjera

Ben Ben
edhe mua me vinte ustai ne shtepi ku ngriheshte televizori “ILIRIA” donte vinc qe te ngriheshte

Leonard Maksuti
Po kur te vinin e komeshijte te shifnin Tv duhet te prisje sa te mbaronte programi qe te flije se nuk iknin.

Elda Nushi
I mbaj mend te gjitha ….sa here e kishim cuar mbeshtjell me carcaf te ustai me biciklete ….dhe ngaqe ishte i madhe me zor qendronte

Florian Qose
3 here me ka qelluar mua qe me eshte prishur 2 dite para vitit te ri./Na Ishte Dikur

error: Content is protected !!