Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Po të mos ishte ky person, Jennifer Lopez nuk do të ishte sot artistja e madhe që njohim

Posted on February 9, 2022 by Monitor

Duket sikur Jennifer Lopez ka bërë pakt me djallin jo vetëm për të qenë në super formë ndonëse në të 50-tat, por edhe për të vazhduar të shkëlqejë në muzikë. Çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit dhe për këtë artistja duhet të falënderojë jo veç zërin e saj magjik, por edhe mamanë që e ka ndihmuar të jetë kjo që është sot.

Në një intervistë për kopertinën e revistës “Rolling Stone”, aktorja dhe këngëtarja e njohur është treguar e hapur duke rrëfyer detaje nga jeta familjare dhe se si marrëdhënia me mamanë e saj, Guadalupe Rodriguez e përgatiti atë për të ardhmen në industrinë e muzikës.

“Shikoni, mamaja ime ka qenë e hatashme. Ia dola mbanë t’i mbijetoj disa situatave në këtë industri vetëm sepse mamaja ime ishte e fortë. Unë nuk mendoja se ajo e dinte se për çfarë po më përgatiste, por në të vërtetë ajo e dinte.”-u shpreh ajo./Living

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes