Poeti Agim Doçi ishte i ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora nga Luan Rama.
Doçi tha se kënga është biografia e një populli në vargje dhe mbretëri më vete.
Agim Doçi: Kënga është biografia e një populli në vargje. Kënga është mbretëri më vete, na ka mbajtur gjallë dhe optimist. Ka pasur një cilësi që rrallë përmendet, vërtetësinë. Shkodra ka qenë i vetmi qytet që ka pasur një orkestër me të gjitha instrumentet. Kishim këngëtarë që konkurronin me artistët europianë.
Poeti shtoi se ata që i thonë vetes këngëtar sot, por që janë janë oborrit të këngës, për komercializëm dhe biznes e kanë bërë këngën një ventilator që mbasi mbaron rrotullimin helika nuk ndjen më gjë./Oranews/