“Profesionalizmi në letërsi, në vendin tonë është hë për hë një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur them për atë që s’di marifete e hipokrizira. Terreni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë . Të vrasin shokët se ju bën hije. Dhe kur u bën hije do të thotë që nuk je i zoti për letërsi…”, kështu shkruante Mitrushi në Testamentin e tij.
Letrat shqipe do të mbajnë të gdhendur në përjetësi, fjalët e arta të rrëfimit më mjeshtëror. E gjithë jeta e këtyre trojeve, do të gjente pasqyrimin më intim dhe njëherësh, më të pastër të jetës zakonore. Proza e Mitrush Kutelit, përcjell në breza tablonë më fisnike, më të larmishme dhe atë më të detajuarën, të legjendave që flasin me shpirtin e shkrimtarit.
Poezia e Emineskut, përkthyer mjeshtërisht prej tij, apo proza gjeniale e Gogolit do të vinin me një shqipe të pashoqe: të rrjedhshme e plot ngjyra.
Poeti kombëtar i Rumanisë, Mihail Eminesku, flet shqip nga viti 1939, me shqipërimin e Mitrush Kutelit, poeti i madh i Ukrahinës, Taras Shevcenko flet shqipen e kulluar të tij, Gogol – shkrimtari i madh rus, me “Frymë të vdekura”, mban nënshkrimin Mitrush Kuteli… Po sa e sa libra të tjerë, përkthyer nga rusishtja, rumanishtja, italishtja, frëngjishtja mbajnë përsëri një emër: Mitrush Kuteli./Konica/