Categories
Kulture

Reagon Arben Derhemi pas polemikave të shfaqjes së Prefektit

Aktori i mirënjohur Arben Derhemi ka reaguar ndaj kritikave të shumta lidhur me shfaqjen “Prefekti”, në të cilën ironizohet figura e ish-prefektit Qazim Mulletit. Mes reagimeve të shumta, shoqata “Tirona Intellectum” reagoi ashpër, ndërsa e cilësoi të turpshme dhe faktin që pjesë e këtij produksioni është dhe aktori i mirënjohur Derhemi.

“Nga ana tjetër, të shfaqësh këtë palo komedi është të fyesh e të poshtërosh jo vetëm Qazim Mulletin dhe familjen e nderuar Mulleti, por të gjithë komunitetin tironas, të fyesh atë pjesë të shoqërisë që u persekutua egërsisht nga sistemi totalitar! E turpshme për më tepër, që aktori kryesor është një tironas!“, thuhej në reagim mes të tjerash. Kjo ka sjellë dhe reagimin e aktorit se e kanë sjell shfaqjen në një këndvështrim tjetër duke evidentuar këtë figurë të madhe historike.

“Unë e di që ne sot jetojmë në botën e internetit dhe rrjetet sociale i kanë dhënë të drejtë çdo “qenie intelektuale” të sajojë e shpifë ç’i intereson dhe i vjen për shtat, por nuk i kuptoj ku i ka prekur këta tironcat e vërtetë, leximi që ne i bëmë veprës groteske “Prefekti”, në një këndvështrim tjetër dhe për ta evidentuar si figurë historike të madhe. Ju që i bini tam tamit te patriotizmi ojf-ist meritoni vetëm një batutë me të cilën mbyllet vepra….”U ulën malet, u ngritën Halet”, ka shkruar ai./Abcnews.al/

https://www.instagram.com/p/CW5j-N9IVjL/?utm_source=ig_embed&ig_rid=8dd641d5-8152-4539-adb3-cca7337fbe9c

error: Content is protected !!