Categories
Kulture

Revista ‘Forbes’ cilëson Liqenin e Kerkinit si një ndër 5 mrekullitë e Ballkanit

SHBA- Revista amerikane ‘Forbes’ ka cilësuar së fundmi Liqenin e Kerkinit si një ndër 5 mrekullitë e Ballkanit. Mediat e huaja raportojnë se në artikullin e Forbes jepet lista e TOP 5 i “mrekullive mahnitëse të natyrës”, që duhet vizituar në Ballkan, ku bën pjesë edhe liqeni i Kerkinit në Maqedoninë Qendrore. Artikulli njeh rëndësinë e liqenit, dhe megjithëse liqeni është artificial, në thelb është bërë njësh me mjedisin natyror.

Blogeri i revistës Jared Ranahan, prezanton listën e tij, duke u sugjeruar vizitorëve të huaj të udhëtojnë në Ballkan dhe të zbulojnë destinacionet dhe mrekullitë e natyrës.

“Luginat e harlisura, malet e larta dhe një shumëllojshmëri e specieve autoktone të Ballkanit janë vetëm disa nga atraksionet kryesore që presin vizitorët në këtë zonë historike,“-shkruhet në artikul duke shtuar listës së tij, përveç Kerkinit, Parkun Kombëtar Una (Bosnje dhe Hercegovinë. ) , Parku Kombëtar i Tarës (Serbi), Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës (Shqipëri) dhe Parku Kombëtar i Pirinit (Bullgari).(f.i/dosja.al)

error: Content is protected !!