Categories
Kulture

Rihapet në Korçë, pas restaurimit, shtëpia-muze e piktorit Vangjush Mio.

Rihapet në Korçë, pas restaurimit, shtëpia-muze e piktorit Vangjush Mio.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, duke u shprehur se shtohet është një tjetër atraksion për turistët që vizitojnë Korçën.

“Pas përfundimit të restaurimit të çatisë, shtëpia-muze e piktorit Vangjush Mio, në Korçë do të hapë dyert për vizitorët, që çdo ditë e më shumë preferojnë të ndalen në qytetin e serenatave”, – tha Margariti.

Për vlerat etnografike që mbart dhe për faktin se aty lindi një nga piktorët më të shquar shqiptarë, kjo shtëpi është shpallur shtëpi-muze.

Banesa-muze e Piktorit të Popullit, Vangjush Mio është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës. Gjatë karrierës 40-vjeçare, Mio realizoi mbi 400 vizatime dhe 130 piktura.

Rreth 60 punime të mjeshtrit, zënë vend në koleksionin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Veprat e tjera, nën kujdesin e të bijës Rozeta, ekspozohen në shtëpinë-muze.

Mio është një nga piktorët më të rëndësishëm midis artistëve realistë shqiptarë të shekullit të 20-të. Ai me të drejtë është quajtur “poet i peizazhit shqiptar”.

Puna e Vangjush Mios kontribuoi në edukimin e brezave të rinj të artistëve në kushtet e izolimit të egër kulturor, në të cilin gjendeshin, sepse ajo i përkiste një shkolle arti jashtë kornizave të realizmit socialist.

Piktori ka marrë pjesë në shumë ekspozita të arteve figurative të organizuara si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Mund të kujtojmë: Italinë, Rumaninë, Kinën, në Bienalen e Aleksandrisë, Greqinë, Egjiptin, Turqinë, Rusinë dhe ish-Jugosllavinë.

Punimet e tij numërohen në 500 piktura, 200 vizatime dhe 80 bocete, të cilat ruhen në shtëpinë e tij Muzeu “Vangjush Mio” në Korçë.

Kritikët e konsiderojnë atë, si piktorin që bëri hapin e parë të pikturës shqiptare drejt koncepteve moderne, duke e çliruar atë nga format statike dhe ndonjëherë edhe amatore të artit të Rilindjes./Konica/

error: Content is protected !!