Categories
Kulture Kuriozitete

Rikthehet treni i famshëm i filmit Orient Express

I famshmi i filmit dhe letërsisë do të nisë punën në vitin 2023 me udhëtimet Rome-Paris e Stamboll

Do të rikthehet në udhëtim treni luksoz Orient Express. Në vitin 2023 treni që u bë i famshëm nga letërsia dhe filmografia do të jenë në udhëtim në Itali dhe do të lidhin Romën me Parisin, me Stambollin dhe Splitin.

Kompania ka bërë të ditur se do të jenë 6 trena që udhëtojnë dhe do të kenë markën Orient Express Dolce Vita, duke evokuar epokën e jashtëzakonshme të viteve ’60 në Itali.

Janë parashikuar që të përshkojë mbi 16 mijë kilometra linja hekurudhore dhe është një koncept për udhëtim të ngadaltë, ku shijohet udhëtimi luksoz dhe jo vetëm destinacioni.

Klan News

error: Content is protected !!