Categories
Kulture

Rindërtoi ambulancën e fshatit të lindjes, shqiptari do të vendosë bustin e Nënë Terezës në Itali

Kastriot Shkreta është një hero i heshtur. Pak kohë më parë, shqiptari që jeton prej vitesh në Itali mori një iniciativë që të pastrojë ambientin e jashtëm të Muzeut Kombëtar Gjergj Kastrioti në Krujë. Së fundmi, ai ka bërë një tjetër gjest të veçantë duke rikonstrukturuar ambulancën e fshatit ku ka lindur, Fushë Derven.

Ai tregoi se pa gjendjen e keqe në të cilën ndodhej godina pas një problemi që kishte pasur e ëma e tij në vitin 2019. Për më tepër, ai zbuloi se së shpejti do të vendosë në vendin italian ku jeton prej vitesh, San Benedetto, një bust të Nënë Terezës. Ai tregoi se pas shumë peripecish, arriti të bëjë dokumentat e duhura dhe të sigurojë lejen për të vendosur bustin.

“Doja të bëja gjithçka dhe për qytetin ku më ka dhënë gjithçka. Doja diçka të bukur për të. Është shumë e vështirë të bësh dokumentacionin, ia kemi arritur më në fund, por nëse nuk dorëzohesh nuk ka gjë që nuk bëhet. Busti po bëhet nga një skulptor shqiptar, peshon 11 tonelata, është 2 metra i lartë dhe do të vendoset në shesh.”, tregoi ai./Abcnews.al/

error: Content is protected !!