Categories
Kulture

Rita Ora në kastin e ‘Beauty and the Beast’

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora duket se ka nisur vitin 2022 mjaft mbarë, duke u bërë pjesë e një kaste të mrekullueshme aktorësh, shkruan KultPlus.

Ora nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ajo do t’i bashkohet serialit “Beauty and the Beast”.

“Nuk mund ta mbaj më sekretin! Jam shumë e emocionuar që do t’i bashkohem kastit të serialit prequel të Bukuroshja dhe Bisha! Si fëmijë, mbaj mend që e shikoja “Beauty and the Beast” me familjen time pa pushim dhe menjëherë u dashurova me muzikën dhe personazhet. Asnjëherë në ëndrrat e mia më të çmendura nuk mund ta imagjinoja t’i bashkohesha kësaj bote përrallore”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ka falenderuar edhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e gjithë kësaj.

“Për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e kësaj, u jam përgjithmonë mirënjohëse. Faleminderit Disney+, skuadrës time të CAA – Dan, Joella dhe Tracy – Shari, dhe familjes time menaxhuese. Kohët e fundit thjesht ndjej sikur të gjitha ëndrrat e mia po bëhen realitet! Jeta po ndihet si një film i Disney-t”, ka thënë Ora./KultPlus/

error: Content is protected !!