Categories
Kulture

“Sa gamile do që të martohesh me mua?”, Albana Nanaj: Ah, i shkreti ky…

Në udhëtimin e radhës të emisionit “Check In” në Tv Klan, Albana Nanaj dhe Albert Dumani u ndalën në Jordani. Në mes të shkretëtirës, ata vizituan një kamp beduinësh ku kaluan një eksperiencë të jashtëzakonshme duke provuar rituale bukurie tradicionale dhe kafe.

Madje, Albana, gjeti edhe shërimin e saj për gjurin që dëmton gjithnjë gjatë udhëtimeve pasi kryetari i kampit i ofroi një kurë për të të prodhuar nga frut vendas. Përveç kurës, ai pati edhe një ofertë mjaft ‘tunduese’ për moderatoren e njohur.

Albana Nanaj: Tani m’i shiti se deri qëparë po ofronte disa gamilje, bëri edhe tregti gamiljesh, “sa gamilje do që të martohesh me mua?” Ah, i shkreti ky…

E ndërsa turi i tyre vazhdoi në çadrën e këndshme, Albana dhe Albert Dumani u ulën për të shijuar edhe një bisedë me informacione, por edhe shaka gazmore teksa kundronin pamjen para tyre.

Albert Dumani: Dhe i pari i këtij kampi, ky beduini që ty t shëroi…

Albana Nanaj: Po më tregon thikën tani, qëparë po më tregonte gamiljet.

Albert Dumani: Kishte dy gra, njërën e ka me nënën e tij në fshat, tjetrën e ka këtu në kamp, kërkon një grua të tretë, por e donte bjonde.

Albana Nanaj: Çfarë thua ti?

Albert Dumani: Dhe na ofroi edhe sa gamile doni.

Albana Nanaj: Pyeti ai po unë i kërkova cek po deshe. Vetëm dollarë duam./tvklan.al/

error: Content is protected !!