Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“Sedati një Mr. Grei”, si do shkojë historia e Nalanit, “Vajzës në Dritare”

Posted on February 2, 2022 by Monitor

Seriali më i ri turk në Tv Klan, “Vajza në Dritare”, i cilësuar si edhe më i miri për vitin 2021, ka tërhequr tashmë vëmendjen me historinë e tij intriguese dramatike të Nalanit dhe Sedatit. Drejtori i programacionit të Tv Klan, Albert Dumani, i ftuar në “Rudina” zbulon se ngjarja do të marrë kthesa të çuditshme që do të afrojë Nalanin delikate me Sedatin e llastuar.

Teksa tashmë jemi përfshirë nën narrativën prekëse e ngacmuese, Dumani tregon se për sa kohë do të kemi mundësi të shohim jetën e pazakontë të protagonistëve të historisë.

Albert Dumani: Ndërkohë Sedati është një ‘Mr. Grei’, ka atë dhomën e tij të kuqe me kamzhikë.

Rudina Magjistari: Edhe e dashura 10 vjet më e madhe në moshë.

Albert Dumani: Shumë e madhe. Pra, kemi një vajzë shumë të pastër, që sado të ndryshëm do të bashkohen një ditë besoj.

Albert Dumani: Ka rreth 168 episode që janë planifikuar, ai aktualisht po shfaqet në sezonin e dytë në Turqi, kështu që ende s’ka përfunduar atje. Numri konkret dhe i saktë i episodeve pritet për t’u vendosur./tvklan.al/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes