Selma Zavalani: model i femrës shqiptare – nga Dr. Hasan Bello
Selma Zavalani ishte bashkëshortja e publicistit, përkthyesit dhe aktivistit të njohur Tajar Zavalani. Ky i fundit ishte djali i Fehim Zavalanit, një nga bejlerët më aktivë në Kongresin e Manastirit të nëntorit 1908 dhe në vitet e pavarësisë.
Në vitet 20-30-të të shek.XX Tajari do të bashkohet me lëvizjen komuniste duke përkthyer disa libra të shkrimtarëve të njohur, siç ishte “Nëna” e Maksim Gorkit etj. Ai do të jetë në avangardën e gazetarisë me artikuj të ndryshëm për emancipimin e shoqërisë dhe gruas shqiptare. Në këtë periudhë ai do të bashkëpunoi me disa eksponentë të njohur të lëvizjes komuniste, ndonëse preardhja e tij familjare ishte nga shtresa e pasur.
Në kujtimet e tij, Koço Tashko shkruan se në takimet që zhvillonin në shtëpinë e Tajarit, merrte pjesë në të gjitha rastet edhe bashkëshortja e tij Selma. “Sa më aktual bëhej rreziku që i kanosej Zogut nga Musolini, -shkruan Koçoja,-aq më zogiste shfaqej Selma, së cilës damari i bejllëkut i dilte më hapur në sipërfaqe. I dhimbsej për Zogun ashtu si mund t`i dhimbsej një beu për një bej”. Kështu, që Selma kur po afrohej okupimi i Shqipërisë ngulmonte që të ndodhej në të gjitha mbledhjet ku merrte pjesë i shoqi i saj.
Në vitet e LDB-së, Tajar Zavalani do të mbaj një qëndrim antizogist dhe do të largohet përfundimisht nga lëvizja komuniste. Në vitin 1940 ai do të punësohet në seksionin shqip të BBC ku do të punoi për një kohë të gjatë.
Në kuadër të përpjekjeve të komunitetit shqiptar në Londër në dhjetor 1941, Selma Zavalani i dërgoi një letër kryeministrit të sapo zgjedhur të Britanisë, Churchill-it, ku i shkruante: “Shqipëria, e cila u pushtua e para nga Italia fashiste, po vuan moralisht nga indiferenca e fuqive aleate për kauzën e lirisë së saj. Të gjithë shqiptarët janë duke pritur për një deklaratë nga qeveria juaj, që tu premtojë pavarësinë mbas fitimit të luftës nga ana e aleatëve. Më të shpejtë këtë deklaratë e bën kërc ënimi grek në Jug të Shqipërisë”.
Kjo bejlereshë, vetëm për këtë meriton respekt!