Categories
Kulture

SHBA/ Një natë speciale kushtuar kineastëve të rinj shqiptarë në New York

Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA do të organizojë ditën e Mërkurë më 22 Dhjetor 2021, në orën 6.30 PM, një natë speciale kushtuar kineastëve të rinj shqiptarë në New York. Erald Kraja dhe Savina Alimani do të shfaqin për publikun dhe komunitetin shqiptar në New York dy filma me metrazh të shkurtër të vlerësuar maksimalisht në Universitet ku ata kanë studiuar.

Eraldi dhe Savina janë dy talente shumë premtuese dhe me të ardhme të sigurtë në botën e filmit. Dy studentët shqiptarë të sapodiplomuar në Departamentin e Filmit ne Brooklyn Film College dhe Hunter College në New York, prezantojnë filmat e tyre të diplomës ku në qendër të realizimit artistik janë histori urbane që ndodhin në Metropolin Amerikan, njerëz në kërkim të identitetit dhe konfliktet që burojnë nga botë të ndara dhe mirësia që i superon dhe i zbut këto konflikte në një shoqëri globale.

Ky aktivitet zhvillohet me pjesëmarrjen e veçantë të kineastit të vlerësuar ndërkombëtarisht z.Bujar Alimani.

Vatra fton të gjithë komunitetin që të bëhet pjesë e një feste të shkëlqyer të filmit shqiptar në New York.

Ju mirëpresim të gjithëve në Selinë Qëndrore të Vatrës në adresën:

2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458./Diaspora Shqiptare/

error: Content is protected !!