Categories
Kulture

“Shkëlzeni e ka karakterin si mami”, Armina Mevlani: Do të doja të ngjante pak më shumë me Sali Berishën

Armina Mevlani ka folur për marrëdhënien që ka me familjen e bashkëshortit të saj, Shkëlzen Berisha. Teksa e quan zonjën Berisha Lili, Armina u shpreh se i kërkon shpesh mendime dhe e vlerëson shumë. Ajo tha se e shikon si mamin e vet. Për sa i përket partnerit të saj, ajo tha se i ngjan zonjës Berisha, por Armina dëshiron që t’i kishte ngjarë pak më shumë liderit historik të demokratëve, Sali Berishës.

“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë dhe me të ndaj gjëra njësoj si mamit tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar. Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, por do të doja të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga babi. Më pëlqen vendosshmëria, ka karakter të ftohtë, qëndron tek parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, tha Armina.

Ajo tregoi dhe disa anë të karakterit të saj. E ftuar në “Ftesë pa 5”, Mevlani tha se ndjenjat ngaj Shkëlzenit i shpreh edhe duke shkruar duke treguar se është romantike.

“I kam shkruar letra e poezi. Ka momente që ndjenjat i shpreh duke shkruajtur. Ka pasur dhe mesazhe që i ka bërë google se mos i kam marrë ndokund. Jam siguruar që t’i ketë të gjitha të ruajtura dhe një libër që e ka marrë online dhe në çdo sketch mund t’i bësh një dedikim me shkrim”, u shpreh ajo./Oranews/

error: Content is protected !!