Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Shqipni vajto për mue… – nga Ervina Toptani

Posted on February 9, 2022 by Monitor

Shqipni vajto për mue… – nga Ervina Toptani

Kam mbet’ bir ….
aty ku derdha gjithë jetën,
qindarkat nga buka jote i hoqa,
me t’dhan strehën,
e strehen na e rrënuen tash…

Unë s’pata kurrë gzim bir,
veç teje e njasaj strehe t’vorfën,
na e coptuen shpirtin,
bashkë me te edhe andrrën…

Tash mbet’ kam mbi rrënoja,
aty ku shpirtin nën pluhun ma tretën,
streha jote bir e muer me vedi dhe jetën….

Po due me fjet thellë,
aq sa prangat e shkopinjtë e policëve
mos t’dhembin ma,
aq sa shpirti lotët e tu mos t’i ndjejë…

M’vranë bir, ty e mue apet,
s’u ngopën kurrë me ne,
buka jote e lame n’lot,
i zantë sytë bir,
kurrë mos pafshin dot!

Ervina Toptani

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes