Categories
Histori Kulture Kuriozitete

“Shqiptarët shkonin në xhami të premteve dhe në kishë të dielave” – Habia e perëndimit me tolerancën fetare shqiptare

Profesori i historisë Jahja Drançolli, sjellë një fragment nga ndërkomunikimi perëndimor, të cilët habiteshin me tolerancën fetare tek shqiptarët.

Ky komunikim madje i shkrimtarëve më të shquar të kohës, të cilët mbesin të habitur, se si në një vend europian, jo veçse ka tolerancë të jashtëzakonshme ndërfetare, por ka edhe komunikim, vizita e lutje të përbashkëta në fillim të shekullit të 18-të. Ndërsa, Europa ende nuk kishte dalur plotësisht nga urr ejtja mesjetare, ndjekja e he brenjve-Ink uizicioni, ndjekja e protestantëve, kryqëzatave etj.

Edhe shkrimtarja Lady Mary Wortley Montagu (1689-1762), shprehet e habitur, dhe beson se nuk ka një racë apo një popull tjetër në botë, që mund të ketë krijuar një mënyrë të atillë të sjelljes dhe të menduarit për religjionin.

Këto do të duhej të ishin një model për botën e sotme, lindje dhe perëndim.

Në vijim shënimi i profesorit Jahja Drançolli:

Një shembull i tolerancës fetare te shqiptarët e shekullit XVIII në penat e personaliteteve të shquara të botës!

Me interes të veçantë sot janë përshtypjet, e shkrimtares angleze me origjinë aristokratike, Lady Mary Wortley Montagu (1689-1762, Londër), të cilat lidhen me tolerancën tonë fetare.

Shkrimtarja në fjalë ka lindur në Londër, pasi bashkëshorti i saj Edward Wortley Montagu u emërua ambasador britanik në Stamboll, shkrimtarja Lady Mary Wortley Montagu, tashmë në cilësinë e një udhërrëfyese të vëmendshme në një letër të datës 1 prill 1717 njoftonte se “shqiptarët shkonin në xhami të premteve dhe në kishë të dielave.”

(“They go to the mofques on Fridays, and to the church on Sunday, faying for their excufe, that at the day of judgment they are fure of protection from the true prophet; but which that is, they are not able to determine in this world. I believe there is no other race of mankind, who have fo modeft an opinion of their own capacity”).

Shkrimtarja Lady Mary Wortley Montagu dhe letrat e saja

Gjithashtu mbresëlënëse janë edhe raportet e tjera të saj për luftërat e shqiptarëve ndaj Perandorisë Osmane dhe bashkëpunimin e tyre pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare!/Botasot/

error: Content is protected !!