Në emisionin “E ardhmja është vajzë” që transmetohet në Klan Plus nën drejtimin e Ermira Çaushollit ka qenë e ftuar nënë Liza, emri i së cilës është bërë i njohur pasi ia shkatërruan shtëpinë në zonën e “5 Majit”. Në studio, ajo ka treguar si e ka përjetuar këtë ngjarje aspak të lehtë.
Ermira Çausholli Tregojmë mes vajzash gjërat tona, por më beso unë në momentin që vendosa të të marr në program kisha njëfarë optimizmi, njëfarë besimi që nëpërmjet zërit tënd, veshët e duhur do të dëgjojnë kësaj here. Si mendon natën kur edhe fëmijët nuk të shohin dhe në atë qetësinë kur mendon diçka për nesër?
Nënë Liza: Mendoj nesër çfarë do të bëj? Si të ia bëj me fëmijët që më ka shkuar mundi i 30 vjetëve është shkatërruar. Mendoj se pa qenë në gjak ose ngatrresë, më është shkatërruar shtëpia. Mendoj çfarë do të flas nesër me gazetarët, çfarë do të them dhe si do t’i them. Jemi të revoltuar se me materialet që ka kjo shtëpi ishin bërë 3 pallate. Lekun që kam përdorur, fëmijët që kanë shkatërruar një jetë të tërë.
Ermira Çausholli: Sa kohë ke që jeton në këtë shtëpi nënë Liza?
Nënë Liza: 25 vjet. Kjo shtëpi nuk është bërë as me drogë, dhe me asnjë lloj gjëje tjetër që nuk duhet bërë. Të gjitha janë bërë me mund dhe me djersë. Ndoshta kemi ngrënë bukën thatë që të krijojmë një jetë më të mirë për fëmijët./tvklan.al/