Categories
Kulture

“Si mbahet e freskët dashuria?”. Kjo histori personale do t’ju bëjë të reflektoni gjatë

“Gratë e shokëve të Paolos më thoshin përherë: “Dje burri më dhuroi disa lule shumë të bukura”, ose “Burri më dhuroi një gjerdan shumë të bukur, shikojeni”. Unë ndërkohë nuk thoja asgjë, madje nuk prisja as ndonjë gjest shumë madhështor nga Paolo. Të paktën jo në kuptimin e përgjithshëm. Në festa shihnim të tjerët të kërcenin.

Ai qeshte si i çmendur, unë protestoja. Më lejonte të mbaroja së foluri, pastaj më pyeste: “Agnese, po pse rri akoma me mua? Unë nuk të jap asgjë nga këto. Nuk jam lloji i bashkëshortit që kthehet në shtëpi në të njëjtin orar, që vishet dhe pastaj ulet të shohë televizor me të shoqen, apo që pasdite e merr gruan për të dalë shëtitje”. Bënte një pushim dhe pastaj vazhdonte dhe përgjigjej vetë: “E di pse je me mua? Sepse unë të jap gjithmonë lajme të bukura”. Ngela e habitur dhe nisa të qaja. Ishin lotë lumturie.

Më thoshte: “Lajmet e bukura e mbajnë përherë të freskët dashurinë tonë”. Bënte një pushim dhe vazhdonte: “Sepse dashuria ka nevojë të qëndrojë përherë e freskët”. Më shihte dhe buzëqeshte: “E di ti Agnese se si mbahet e freskët dashuria? Dashuria mbahet e freskët me lajme të reja përditë. Dhe kjo nuk mbahet me lule, apo dhurata të çfarëdoshme. Sepse gjithçka përfundon. Unë çdo ditë duhet të dashurohem përsëri me ty. Dhe ti me mua. Duke u shndërruar në një person ndryshe”.

Kjo ka qenë jeta ime me Paolon, si një novelë e bukur. Ama unë kam ndarë gjithçka me të dhe nuk i kam kërkuar kurrë asgjë. Sepse çdo gjë që më thoshte përditë ishte gjithçka për mua. Edhe ditët më të vështira shndërroheshin të bukura nga fjalët e tij”. – Agnese Borsellino/Bota.al/

error: Content is protected !!