Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

Sopranoja shqiptare me famë botërore: Publiku shqiptarë më jep dashuri

Posted on January 22, 2022 by Monitor

Marigona Qerkezi është shqiptarja me origjinë nga Kosova një soprano e cila njihet tashmë edhe në arenën ndërkombëtare. Pjesëmarrëse në shumë evente teatrale e vlerësuar me një sërë çmimesh të rëndësishme, tashmë kjo shqiptare na bën krenarë të gjithëve.

E ftuar në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora, në një lidhje në skype Marigona tregoi për rrugëtimin e saj si dhe për planet që ka për të ardhmen në karrierë. Ajo tregoi për interpretimin e saj më të fundit që po zhvillon në Zagreb.

“Në datën 19 bëra interpretimin tim në teatrin shtetëror të Kroacisë në Zagreb në rolin e ‘Leonoras’ nga opera “Il Trovatore” të Giuseppe Verdit. Ishte një emocion i madh pasi Zagrebi është vendlindja ime dhe është hera e parë që performojë këtu. Shfaqja do të jepet deri në datën 26 janar” u shpreh Marigona Qerkezi.

Pasioni për operën lindi tek ajo në fëmijëri. Ishte e ëma mezzo soprano Merita Juniku që e rriti me këtë dashuri.

“Mami është inspirimi im më i madh, që e vogël ka qen një shtysë por edhe si fëmijë kam qenë shumë e bindur dhe pa dashurin dhe përkushtimin tim ndaj këtij profesioni.

Që fëmijë kam qenë e rrethuar me teatro, të gjithë kohën ja kushtoja kurseve të kantos pianos, artit. Koncerti im i parë ka qenë në Slloveni kush isha 6 vjeç. Më pas kur u rrita fillova studimet bëra dy universitete e vetmja gjë që i lidh të dyja është menaxhimi i gjithçka je vetes, kohës di ti menaxhoj shumë mirë. Isha 22 vjeç kur kam performuar në operan mbretërore në një rol shumë të vështirë aty ka qenë periudha që mu hapën të gjitha dyert dhe filluan kërkesat” u shpreh soprano. Marigona Qerkezi tregoi edhe se cila është performance e saj e preferuar.

“Lucia është një nga më të pëlqyerat, e kam performuar në Itali dhe Gjermani, pastaj lisat është e gjatë. Ndjeja që kam kur performoj është po njësoj si kur kam qenë fëmijë, kam shumë emocione dhe i ndjej shumë perfomancat që bëjë”- shpreh Qerkezi.

E pyetur se si e përjeton performancat e saj kur është në vendet që ka shqiptar, Marigona tregoi se emocioni është i madh dhe se performon me shumë dashuri për njerëzit e saj.

“Është emocion i madh kur performoj në trojet shqiptare, Pasi shqiptarët janë shumë të vëmendshëm gjatë interpretimeve dhe të japin tjetër emocion. Unë interpretoj me më shumë dashuri kur jam para njerëzve të mi. Dhe mundohem shumë që të kthehem sa më shshpesh në vendet ku ka shqiptarë, gjej gjithmonë kohë për ta” u shpreh soprano.

Marigona tregoi se kritiku më i madh i saj është mamja pasi është edhe e fushës. E pyetur nëse do dëshironte të performonte ndonjëherë me ndonjë shqiptare, ajo tregoi se për të do ishte një kënaqësi e madhe.

“Me Gëzim Myshketën jam takuar rastësisht në Itali kur kam qenë në një shfaqje dhe me kënaqësinë më ta madhe do doja të bashkëpunoja me shqiptarët” përfundoi Marigona Qerkezi./Oranews/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes