Skip to content
Menu
Monitori
  • Home
  • Art
  • Histori
  • Kulture
  • Personalitete
  • Sport
  • Thenie
  • Kuriozitete
Monitori

“Sot komentohesh më shumë për keq sesa për mirë” Prezantuesja: S’do pranoja të isha pjesë e BBV

Posted on February 11, 2022 by Monitor

Prezantuesja e njohur për publikun shqiptar, Anila Çela, teksa flet për karrierën e saj në televizion dhe ndryshimet që po ndodhin në media për shkak të internetit dhe rrjeteve sociale, pohon se nuk do të merrte pjesë në emisionin reality show Big Brother.

Çela shprehet se nuk i pëlqejnë formatet televizive, të cilat për hir të klikimeve prodhojnë produkte mediatike që nuk i përshtaten parimeve të moderatores.

Televizioni është kthyer në konsum “fast food” dhe kjo do të zgjasë për shumë vite, thotë Anila në emisionin Ditë e Re në ekranin e RTV Ora.

Anila Çela: Nuk do pranoja të isha pjesë e BBV. Unë dhe Instagramin e kam privat. Sot komentohesh më shumë për keq se sa për mirë. Televizioni që bëhet sot është shumë i vështirë. Nuk e di sa kohëzgjatje do të ketë, është kthyer në konsum. Edhe pak kohë do punojmë për internet. Do shkojmë drejt medias fast food. Ndihem e kërcënuar për vendin tim të punës, ose do tërhiqem ose do gjej një format që të përshtatem me trendin e “fast food”. Po na tërheq ne publiku.

Aktualisht Anila Çela drejton emisionin e pasdites “Udhëtim me Anilën” në televizionin Newes 24./Oranews/

©2022 Monitori | Powered by WordPress & Superb Themes