Categories
Kulture

Stomatologu shqiptar i njohur në Turqi, kush janë VIP-at dhe futbollistët për të cilët kujdeset në Stamboll

Arten Dyrmishi është stomatologu i njohur dhe i suksesshëm shqiptar, i cili prej disa vitesh është i njohur në Turqi, aty ku ai punon dhe kontribuon. I ftuar në studion e “Jeto me Orën” në një lidhje skype doktori Dyrmishi tregoi për fillimet e tij dhe planet në të ardhmen.

“Unë kam lidhur dhe jam rritur në Lushnje. Pasi kisha pasion stomatologjinë vendosa të vija këtu në Stamboll me studime në vitin 2007 dhe kam pothuajse 14 vjet që jetoj këtu dhe vazhdoj profesionin tim në klinikën time private” u shpreh doktori.

Dyrmishi tregoi edhe për mediet e shumta dhe revistat turke që kanë shkruar për suksesin e tij.

“Klinika ime ndodhet në një nga zonat më të mira në Turqi dhe ne jemi një nga klinikat më të mira për stomatologjinë këtu, dhe kemi shumë klient vipa nga Turqia” u shpreh doktori.

Ai tregoi se çelësi i suksesit të tij është dashuria që ka për punën dhe për këtë profesion.

“Unë e dua shumë punën që bëjë është pasion i imi. Në fillim punoja 20 orë çdo ditë duke bërë operacione. Dëshira për të shëruar njerëz dhe dëshira për të qenë i pavarur më ka bërë te jem ky që jam sot” u shpreh doktori. Pas disa vitesh punë Arteni vuri re pasionin që kishte për punën e nxiti të hapte klinikën e tij të parë në Stamboll, ku aktualisht ka mbi 20 punonjës. Doktori tregoi edhe emrat e disa nga personazhet publik në Turqi që shkojnë për kujdesin oral tek ai.

“Një nga vipat që vjen është aktorja shqiptare që jeton në Turqi Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj Tolgen, basketbollisti Fenerbahce Kenan Sipahi dhe shumë të tjerë. Është shumë kënaqësi të punosh me të gjithë. Është një nga pacientet e mija më të mira është shumë trime” u shpreh doktori.

Ai tregoi se për të është shumë kënaqësi që ka marr edhe vëmendjen e medieve turke dhe do donte të vinte për intervista edhe në mediet shqiptare. Doktori tregoi se ke ka menduar shumë herë që të vijë të investojë në Shqipëri.

“E kam menduar jo vetëm njëherë por disa herë, shpesh herë kam ardhur në Shqipëri edhe kam patur ide për të investuar por nuk e di diçka më lidh këtu momentalisht ky është shkaku kryesor që dua të hap një klinikë tjetër këtu që të jem sa më afër Shqipërisë, por momentalisht nuk kam investuar ende por shumë shpejt do vi të investoj aty. Në Shqipëri aktualisht vi për familjen, kam aty familjen” u shpreh Drymishi./Oranews/

error: Content is protected !!