65 vjeçarja ishte në një marrëdhënie me muzikantin nga viti 1990 deri kur ai u nda nga jeta në 2016-ën.
Dhe në një intervistë për Harper’s Bazaar, supermodelja tha se muzikanti ishte dashuria e saj e vërtetë, ndërsa pranoi se ndihet e vetmuar me jetën e re.
“Davidi është në zemrat dhe mendjet tona çdo ditë. Ai ishte dashuria ime e vërtetë. Vajzat e mia njëherë më pyetën nëse do të martohesha sërish dhe unë u thashë: ‘Kurrë’,”– u shpreh Iman.
Teksa reflekonte për romancën me artistin ikonë, Iman tha: “Nuk mund të kishte qenë më e mirë. Ai ishte shumë i qeshur. Jetuam një jetë të bukur,tëe zakonshme dhe kjo ishte e mrekullueshme për të. Ne mund të jetonim në Neë York, të merrnim vajzën nga shkolla, të shëtisnim kudo … E dini, do të doja të kishim më shumë vite për të jetuar së bashku.”
Modelja ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera, me Hilton Hassan nga viti 1973 deri në 1975 dhe ish-basketbollistin, Spencer Hayewood nga 1977 deri në 1987.
Iman ka një vajzë 42 vjecare, Zulekha, me ish-sportistin dhe një vajzë tjetër Alexandria ‘Lexie’ Zahra Jones, 20 vjec, me David./Panoramaplus.al