Categories
Kulture

Sylvester Stallone çel ekspozitën me piktura

“Është një nder i jashtëzakonshëm të shoh punën time në këtë muze”

Aktori legjendar i “Rocky” mund të mos bëhej kurrë ai që ne njohim sot. Sylvester Stallone ka rrëfyer se mund të kishte ndjekur një karrierë tjetër si piktor.

Aktori ka hapur së fundmi një ekspozitë ku ka publikuar 50 piktura të tij impresioniste, në një muze të Gjermanisë, të cilat publiku mund t’i shohë deri në Shkurt të vitit 2022.

75-vjeçari ka treguar edhe herë të tjera vepra të tij të artit për botën, por kjo është ekspozita më e shtrenjtë që ka realizuar ndonjëherë.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të shoh punën time të varur këtu, pranë disa prej artistëve më të mëdhenj në botë”, është shprehur Stallone.

Para se të fillonte karrierën ne kinematografi, aktori veteran ka studiuar për pikturë, ndërsa në të kaluarën ka pasur ekspozita në Zvicër dhe në Miami.

Tv Klan

error: Content is protected !!