Categories
Kulture

Sylvester Stallone, protagonist në një film serial

Në rolin e një gangsteri italo-amerikan në “Kansas City”

Është 75 vjeç, por Silvester Stallone nuk ka ndërmend ta lerë me kaq e as karrierën në kinematografi e madje as të ulë ritmet. Yllin e Hollivudit së shpejti publiku ndërkombëtar do ta shohë për të parën herë, protagonist në një serial televiziv.

“Kansas City” quhen seritë episodike, ku Stallone do të jetë në rolin e Sallit, një gan gsteri italo-amerikan në Nju Jork. Për shkak të telasheve të shumta dhe për të shpëtuar mbi të gjitha familjen e tij, ai shpërngulet në qytetin e Kansasit në Misuri për të themeluar nga e para një perandori kr iminale, përmes një rrugëtimi plot të papritura.

Ylli i filmave ikonë të Hollivudit, Roki e Rambo, do të bashkëpunojë me emra të famshëm si producentin e Yellowstone, Taylor Sheridan apo Terence Winter, skenaristin e Sopranove e Ukjut të Wall Street. Ende nuk ka një datë se kur ky serial do të jetë gati për t’u shfaqur në kinema.

Tv Klan

error: Content is protected !!