Categories
Kulture

Të bjerë një shi, Një shi i madh i paparë, Të na lajë të gjithëve Në asfalt, a në arë.

Thatësira – Dritëro Agolli

Të bjerë një shi,
Një shi i madh i paparë,
Të na lajë të gjithëve
Në asfalt, a në arë.

S’e durojmë vapën me miza
Dhe erën e djersës sonë
Të zbritur nga qafa tek kërthiza
Kur dergjemi në dhomë.

Përvëluar prej diellit
Zogjtë cicërojnë në plepat
Dhe lart drejt qiellit
I ngrenë përhumbur sqepat.

Të bjerë një shi…

2006/Naishtedikur.com/

error: Content is protected !!