Categories
Kulture Kuriozitete

Të flesh një natë në shtëpinë ikonike të Kevin, është e mundur për 25 dollarë

Adhuruesit e “Home Alone” tashmë do të kenë mundësinë t’i realizojnë ëndrrat e tyre të fëmijërisë dhe të kalojnë një natë në shtëpinë e filmit ikonë. Shtëpia e familjes McCallister e vitit 1990 është vënë në dispozicion të fansave vetëm për një natë.

E vendosur në zonën e Çikagos, nga 7 dhjetori banesa do të jetë e disponueshme për rezervim për vetëm 25 dollarë.

Numri i njerëzve të lejuar për të qëndruar brenda shtëpisë, do të jetë katër. Të ftuarit gjithashtu do të kenë mundësinë të përshëndetësin Devin Ratray, njërin prej aktorëve, në rolin e vëllait të madh të personazhit kryesor, Buzz.

Ndërkohë, kompania “Disney”, për të gjithë nostalgjikët, së shpejti do të sjellë një version të ri të filmit të ngjashëm me origjinalin.

Titulli do të jetë “Home Sweet Home Alone” dhe traileri i filmit premton të jetë po aq fantastik sa filmat e parë./revistawho.com/

error: Content is protected !!