Në një epokë ku të rinjtë kërkojnë të largohen nga shtëpia një orë e më parë, për të ndërtuar jetën e tyre larg mamit e babit, Ergysi dhe Luxhino kanë zgjedhur të bëjnë të kundërtën.
Aktori Ergys Bumçi dhe balerini, Luxhino Hala jetojnë me prindërit. Të ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora se të jetuarit me prindërit është më mirë për ta për arsye financiare, por edhe për ngrohtësinë që të fal familja.
Luxhino Hala: Kam nevojë për mamin dhe me babin të më zgjojnë nga gjumi. Vazhdoj dhe jetoj me prindërit. Problem tjetër është frika monetare, sot je në punë nesër jo. Të blesh një shtëpi në Tiranë është e pamundur. Te jetosh me qira e vështirë.
Ergys Bamçi: Që pas pandemisë jetoj me prindërit, rikthim pas 20 vitesh. Më përpara jetoja me një vajzë që ajo në fakt punonte, ishte më e rritur nga unë. Punonte në një pozicion të lartë juridik dhe duhej të rregullohej të bëhej gati mirë për në punë. Dhe më thoshte Gysi më ndihmon pak me këtë. Dhe aty kuptova që nuk është problem që mos ta ndihmoj partneren për të shkuar në punë. Çohesha me pizhame e kapuç në kokë kur ishte ftohtë për ta përcjellë në punë. E kam bërë për dy vjet këtë punë në Shkodër. Do çohesh nga krevati herët, do e ndihmosh me punët. Kam fituar shumë pikë, si artist që jam doja të isha romantik si bërë filma, i çoja mëngjes në krevat. Tani që jam kthyer me prindërit i di mirë kur janë festa. Periudha më e mirë është kur jeton me prindërit. Ku nuhas që vjen aromë e mirë, shtrij tavolinën e përgatis. Sepse besoj se dashuria vjen nëpërmjet kuzhinës.
Ndërkohë pedagogia, Elena Halili, e shpjegon këtë fenomen, duke thënë se nënat shqiptare i përkëdhelin shumë djemtë në krahasim me vajzat. Megjithatë sipas aj kjo gjë ka ndryshuar kohët e fundit, me baballarët që po përkëdhelin më shumë vajzat./Oranews/