Babai i Çiljetës, Ferdinand Xhilaga, ka humbur jetēn pas komplikacioneve nga Covid-19. Disa ditë më parë, këngëtarja braktisi emisionin e mëngjesit në Top Channel, “Wake up” pikërisht prej gjendjes së rënduar të tij, ndërsa pak më parë ka ndarë me ndjekësit një dedikim shumë të ndjerë, ku ndër të tjera shkruan se të paktën i realizoi ëndrrën më të madhe, duke e bërë gjysh.
Këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto të vjetra të babait të saj dhe kujtimet më të bukura që ka me të nga fëmijëria, për të cilën shpeshherë është shprehur se ka qenë e paharruar falë përkujdesjes së vazhdueshme të të atit. Xhilaga ka falënderuar gjithashtu stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” që u kujdes me shumë përkushtim deri në frymën e fundit./Living
https://www.instagram.com/p/CKy36ORhmGe/?utm_source=ig_embed